• Nuk ka Kthim në Normale
Nuk ka Kthim në Normale: Në lidhje me realitetet hapësinore të pretendimeve pronësore, okupimit dhe shkëmbimit të shtëpive

Nuk ka Kthim në Normale: Në lidhje me realitetet hapësinore të pretendimeve pronësore, okupimit dhe shkëmbimit të shtëpive

Nina Valerie Kolowratnik në bashkëpunim me Vala Osmani dhe Albert Heta

9 Qershor 2017 – 28 Korrik 2017
Hapja: E premte, 9 Qershor, ora 20:00

Stacion– Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën e parë të Nina Valerie Kolowratnik në bashkëpunim me Vala Osmanin dhe Albert Hetën.

Ekspozita “Nuk ka Kthim në Normale: Në lidhje me realitetet hapësinore të pretendimeve pronësore, okupimit dhe shkëmbimit të shtëpive” është ndërtuar mbi propozimin fillestar të projektit hulumtues, e zhvilluar dhe zgjeruar përbrenda hulumtimit dhe terrenit të përfshirë në projekt, për interesin e institucionit dhe ekipit bashkëpunues, për të ofru qasje dhe për të prodhu informata publike për fushat dhe çështjet e lokalizuara përtej bazës mbizotëruese të njohurive dhe përtej kanaleve të qasshme të shpërndarjes së informatave.

Struktura e tanishme e projektit përfshin dokumentimin e hulumtimit, analizën dhe bashkëbisedimet e përzgjedhura nga Prishtina, Mitrovica dhe Mitrovica Veriore.

1- Ne e lamë banesën tonë nën administrimin e tyre [...], sepse e dinim që në momentin që ata do iknin, dikush tjetër do ta zaptonte banesën tonë.
2- Vlera e banesēs në Prishtinë, ishte më shumë se dy herë mē e lartë sesa një që mund të gjenim ne Beograd. Fqinjët tanë shqiptarë na ndihmuan ta gjejmë një banesë për ta shkëmbyer.
3- Dy vite e gjysmë më parë, gruaja që jetonte në banesën tonë erdhi tek babai im dhe ja ktheu çelësat e banesës, ashtu siç kishte thënë.
4- Unë e bleva pronën nga një pronar serb i Kosovës këtu në Prishtinë, një banesë. Nuk e zaptova. E kontaktova personin dhe e bleva pronën prej tij.

Ekspozita “Nuk ka Kthim në Normale”: Në lidhje me realitetet hapësinore të pretendimeve pronësore, okupimit dhe shkëmbimit të shtëpive” zhvillohet rreth serisë së katër bisedave të zgjeruara me persona të zgjedhur mbi kthimin, qiradhënien dhe shkëmbimin e shtëpive nga të cilat njerëzit u detyruan të shpërngulen gjatë luftës së Kosovës dhe pas saj, dhe të cilat u bënë të paqasshme për ta për shkak të rrethanave politike që pasuan.

Duke i parë shembujt e përzgjedhur të këtyre banesave dhe shtëpive familjare në Prishtinë dhe në Mitrovicën Veriore të sotme, ekspozita shfaq zgjidhjet e imponuara dhe zgjedhjet e pavarura të ndërrmara ndërmjet individëve dhe nga menaxhimi i asistuar i administrimit të pronave, bashkë me domosdoshmërinë e të drejtuarit para dhe prapa dhe ndërmjet këtyre zgjidhjeve, për të siguruar të drejtën e vazhdueshme të pronës dhe të zotërimit të pronës.

Përgjatë 18 viteve të fundit, marrëveshjet dhe transaksionet private mbuluan atë që mekanizmi ligjor i menaxhuar ndërkombëtarisht dhe i zhvilluar posaçërisht për të mbrojtur dhe rikthyer pronat banesore të humbura nuk arriti të sigurojë, për shkak të mosekzistencës në periudhën që pasoi luftën, reagimit të kufizuar të aparatit të tij burokratik në periudhën e pasluftës, resurseve të pamjaftueshme financiare për adresimin e pronave të dëmtuara dhe të shkatërruara, dhe mungesës së fuqisë së paanshme ekzekutive për zbatim të vendimeve brenda vakuumit politik në rastin e Veriut të Kosovës.

Në sfondin e një ndryshimi radikal të të kuptuarit të pronës pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1989, ekspozita më tej eksploron shembujt e zgjedhur të përkthimit dhe vërtetimit të të drejtave të pronave private banesore në sistemin e ri ligjor dhe rrethanat e reja politike.

Përmes një analize pamore të katër tregimeve personale që në qendër kanë pretendimet pronësore, zaptimet e shtëpive, shkëmbimet dhe përvetësimet, “Nuk ka Kthim në Normale” synon të tregojë realitetet hapësinore, ligjore, dhe kohore me të cilat njerëzit e zhvendosur akoma vazhdojnë të përballen në Kosovë.

Ekspozita është pjesë e një hulumtimi të vazhdueshëm të cilin Nina Valerie Kolowratnik e filloi në kuadër të rezidencës Westbalkan Calling në shtator të vitit 2016-tës, në bashkëpunim me Vala Osmanin dhe Albert Hetën nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Projekti dhe procesi i hulumtimit u mbështet nga një numër i institucioneve partnere dhe individëve që punojnë në realitete komplekse shoqërore dhe politike, duke e bërë këtë projekt rezultat të drejtpërdrejtë të një procesi bashkëpunues me kontribute të shumëfishta.

Ekspozita ‘Nuk ka kthim në Normale: Në lidhje me realitetet hapësinore të pretendimeve pronësore, okupimit dhe shkëmbimit të shtëpive’ e kontekstualizuar në vendin ku shfaqet, është gjithashtu një shembull i një ekspozite arkitekturale e iniciuar dhe zhvilluar nga arkitektë hulumtues në bashkëpunim me artistë dhe institucione të pavarura të artit e mbështetur nga një rrjet partnerësh të rëndësishëm për urgjencën dhe rëndësinë që ka projekti drejt synimeve për të fituar njohuri, për të zhvilluar të kuptuarit dhe kapacitetin kritik për analizimin e çështjeve qendrore në zhvillimet bashkëkohore sociale dhe politike.

Duke i bërë publike dhe duke u fokusuar në hulumtim dhe analiza të bisedave të përzgjedhura "Nuk ka Kthim në Normale: Në lidhje me realitetet hapësinore të pretendimeve pronësore, okupimit dhe shkëmbimit të shtëpive" përputhet me misionin dhe parimet e institucionit që funksionon si një platformë e hapur që përdor strategji për ndërtimin e një dialogu me një publik të diferencuar; operon me strategji të qarta politike dhe sociale; inkurajon praktikat artistike dhe hulumtimin e avanancuar arkitektural, mbështet pavarësinë intelektuale dhe punon në krijimin e kushteve ku praktika dhe mendimi bashkëkohor mund të ndodhin.

Nina Valerie Kolowratnik, është hulumtuese e Arkitekturës dhe këshilluese për shënimet hapësinore me qëndrim në Vjenë dhe Nju Jork. Ajo ka studiuar për Arkitekturë në Universitetin e Teknkogjisë së Gracit dhe ka diplomuar për praktikat konceptuale kuratoriale dhe kritike në Arkitekturë nga GSAPP, Universiteti i Kolombias, Nju Jork. Aktualisht ajo është pedagoge për vizualizimin e zonave kufitare, migracionin, shtetësinë dhe të drejtat e njeriut në Universitetin e Teknologjisë në Vjenë dhe punon si ndihmës asistente në GSAPP në Nju Jork.

Praktika e Kolowratnikut zhvillohet në kontekstin e migrimit të detyruar dhe pretendimeve socio-kulturore ndaj tokës dhe pronës dhe zhvillon sisteme shënuese hapësinore të cilat ndodhin brenda debateve ligjore dhe atyre për të drejtat e njeriut. Projektet e fundit të saj përfshijnë një studim të rasteve mbi kthimin e refugjatëve palestinezë, një hulumtim mbi sistemet shënuese përbrenda prodhimit të evidencave për pretendimet për tokat në Amerikën e Veriut në Nju Meksiko dhe një botim dhe ekspozitë lëvizëse në shtetet strehuese në Austri. Së fundmi puna e saj është ekspozuar edhe në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut 2016 dhe Trienalen e Arkitekturës së Oslos 2016.

'Nuk ka Kthim Në Normale: Në lidhje me realitetet hapësinore të pretendimeve pronësore, okupimit dhe shkëmbimit të shtëpive’ ndërlidhet me Shkollën Verore si Shkollë 2017.

'Nuk ka Kthim Në Normale: Në lidhje me realitetet hapësinore të pretendimeve pronësore, okupimit dhe shkëmbimit të shtëpive’ mbështetet nga: Kancelaria Federale Austriake, Departamenti për Arte dhe Kulturë, Ambasada Austriake në Prishtinë, Westbalkan Calling Residency, Komuna e Prishtinës, Trashëgimia Kulturore pa Kufij - CHwB, X-Print dhe DZG.