• Agron Blakqori: Culture in a bag, intervention in a museum bag (2005)
Thirrje e Hapur 3 + 4

Thirrje e Hapur 3 + 4
Agron Blakqori dhe Driton Selmani.

Punë kuratoriale nga Albert Heta

25 Shtator 2009 - 21 Dhjetor 2009
Hapja: 25 Shtator 2009, ora 20:00 

'Thirrje e Hapur 3 + 4', një modul i punës së Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, i strukturuar si thirrje e hapur për artistet e ri, kuratoret dhe arkitektët për me konkuru me projektet e tyre ma të reja, është vazhdim i punës së Stacion për hulumtimin e skenës së artit bashkëkohor dhe arkitekturës në Kosovë, përkrahjen dhe fuqizimin e artistëve brenda dhe jashtë strukturave ekzistuese të skenës së artit bashkekohor në Kosovë, përkrahjen e themelimit dhe fuqizimit të praktikës kuratoriale në Kosovë, hulumtimit arkitektural brenda e jashtë strukturave ekzistuese të arkitekturës, dhe një investim i vazhduëshëm në emancipimin e punës krijuese bashkëkohore në Kosovë.

Artistet e perzgjedhur per modulin 'Thirrje e Hapur 3 + 4' jane Agron Blakqori dhe Driton Selmani.

Thirrje e Hapur 3 + 4 asht përkrahur nga: Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe DZG.